Më pushkatuan e masakruan më gjuajtën mbi kufomat, kjo lutje që i bëra Zotit më ndihmoi të jem gjallë

Më emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin i mbijetuari i masakrës së Saradranit, Naim Elshani nga fshati Saradran i komunës së Istogut dhe dhunuara e luftës, Hida nga Gjilani (emri saj është i njohur për redaksinë, por për arsye të etikës, identitetin e saj nuk e kemi zbuluar).

Naim Elshani, i mbijetuari i masakrës së Saradranit ka rrëfyer në detaje tmerrin që kishte përjetuar në ditën kur ishte kryer kjo masakër. Ai tregon se ishte hedhur mbi kufomat, duke i bërë paramilitarët serb të mendonin se ai kishte vdekur.

Rrëfimin e tij për këtë ditë të cilën ai nuk do ta harrojë asnjëherë, e gjeni në minutën e 11:00 të emisionit

 

Lexo edhe:  Nga i burgosur në ‘humanist’ – kur “King Kobra” shtronte iftar për 600 persona