Ngjarja e rëndë për familjen Kelmendi: 15-vjeçarin në Bogë dyshohet se e shkeli për vdekje djali i axhës

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bogë të Pejës, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një të mitur. Ky rast ka tronditur familjen Kelmendi, pasi viktima është djali i tyre 15-vjeçar, Ron Kelmendi.

Personi i dyshuar për këtë aksident tragjik është arrestuar dhe sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali bëhet fjalë për djalin e axhës të viktimës, G.K.

15-vjeçari dyshohet se u shkel në momentin që i dyshuari kishte lëvizur prapa me kamion, me ç’rast e ka goditur, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ekipi i Emergjencës, që doli në vendin e ngjarjes, ndërkohë me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.

Në anën tjetër, pas arrestimit të të dyshuarit ai është shoqëruar në stacion policor dhe është ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  Mësuesi nga Vitia që është aktivisti i VV-së fton nxënësit e tij të shkojnë në shkollë