Vrau pronarin e shtëpisë për qiranë, burgoset 34-vjeçari shqiptar

Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 34 vjeçarin Lekë Vuksani, i cili është autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë 34 vjeçari nuk ka shqiptuar asnjë fjalë, por ka preferuar të flasin avokatët.

Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat. Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.

Lekë Vuksani vrau me armë zjarri, Petrit Vuksanin, bashkëfshatarin e tij me të njëjtin mbiemër por që nuk kanë lidhje familjare. Pas kreu krimin, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe armën tip kallashnikov. 34 vjeçari ka qëndruar gjatë pasdites i fshehur pak metra larg banesës. Pas 21 orësh në kërkim, policia e Shkodrës, së bashku me forcat speciale RENEA, kanë bërë të mundur arrestimin e tij. /abcnews.al/

Lexo edhe:  Sherr në Emergjencën e Ferizajt: 22-vjeçari përfshihet në përleshje me mjekun, tenton ta ther me thikë