Çifti në Ferizaj ndahet pasi gruaja u kthye vonë në shtëpi nga ditëlindja e shoqes, 21-vjeçarja ‘zhduket’
Një festë ku u mblodh me shoqëri për ta festuar ditëlindjen e njërës prej shoqeve, i shkaktoi shumë telashe 21-vjeçares në qytetin e Ferizajt.
Ajo nuk respektoi marrëveshjen me bashkëshortin e saj, për t’u kthyer në shtëpi në një kohë të caktuar dhe si pasojë raporti mes tyre u kris.
Sinjali mëson se gruaja ishte shpallur person i zhdukur, pasi që për gati tri javë askush nuk dinte gjë për fatin e saj.
Njësitë policore kanë arritur që të kontaktojnë me viktimën, e cila më pas është paraqitur në stacion policor ku ka dhënë versionin e saj të historisë, lidhur me atë që ka ndodhur.
Bazuar në dëshminë e saj, pasi ishte vonuar të kthehej në shtëpi nga festa e ditëlindjen, ajo dhe bashkëshorti kanë pasur një konflikt verbal dhe kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët.
Si rrjedhojë 21-vjeçarja ka bërë me dije se për disa ditë ka qëndruar te një shoqe e saj e më pas ka shkuar në Mal të Zi ku ka punuar.
Ajo ka thënë se gjithçka e ka bërë me vullnetin e saj dhe nuk është keqtrajtuar nga askush.