E rëndë: Familjarë që jetojnë dhe flejnë në mbikalim në qendër të Prishtinës
Mbikalimi i njohur si të rreth në Prishtinë është shndërruar në vend për strehim për një familje.
Në hapësirën e tij natën e kalojnë një familje me fëmijët e tyre, shkruan Jepi zë
Nga Komuna e Prishtinës thonë se Policia e Drejtoria e Inspeksionit kanë intervenuar disa herë por këta vazhdojnë të shfrytëzojnë mbikalimin për strehim gjatë orëve të vona të natës.
Gjatë ditës kjo familje del nëpër rrugët e kryeqytetit ndëraa kur vjen nata, i vetmi vend që kanë për tu strehuar është mbikalimi i njohur si tek rrethi në Prishtinë.
Ndonëse i destinuar për kalimin e rrugës, mbikalimi është shndërruar në vendstrehim për këtë familje skamnore, dhe për këtë ka reaguar një qytetar ndaj Perparim Ramës, shkruan Jepi zë.
Reagimi plotë:
A je mirë o Përparim Rama?
Këta që flejnë çdo natë te mbikalimi tek shkolla e mjeksisë ndoshta nuk të kan votu ty, por meritojnë me u marrë organet komunale me problemin e tyre dhe problemin që këta vagabond të mjerë u shkaktojnë qytetarëve të Prishtinës!