Garat mes veturave në autostradë, tre të vdekur dhe tre të lënduar  

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e tre personave në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy vetura të tipit Golf kanë humbur kontrollin dhe njëra nga to ka goditur kalimtarët pranë autostradës të cilët besohet se ishin duke ndjekur nga afër këto gara.

Vdekja e tyre është konfirmuar në QKMF e Prizrenit, ndërsa tre persona janë të lënduar nga ky aksident i rëndë tragjik.

 

Lexo edhe:  Gruja nga Mitrovica e denoncon në polici burrin dhe prindërit e tij – thotë se po ushtrojnë dhunë psikike ndaj saj