Shkoi për 2 muaj në Shqipëri pa ‘izë’ të familjes, vushtrriasja denoncon vëllain e saj: Po më dhunon psiqikisht

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua në Vushtrri, e cila ka denoncuar vëllain e saj për dhunë psikike.

Sinjali mëson se konflikti mes tyre ka nisur me një vizitë të 43-vjeçares në Shqipëri, e për të cilën familja nuk i kishte dhënë leje.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, pasi qëndroi atje për 2 muaj pa dëshirën e familjes, është rikthyer në shtëpinë e saj, por që vëllai ka shpërthyer me ofendime ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku më pas është arritur pajtimi mes tyre dhe të dy janë kthyer në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

 

Lexo edhe:  Mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit u dogjën nga zjarri në IML