Krimi brenda familjes në Malishevë, mësohen emrat e të dyshuarit dhe viktimës

Një krim brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Kijevë të Malishevës.

Nipi Berat Berisha (39-vjeç) dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij, Sadi Berisha (50-vjeç), shkruan sot portali Indeksonline.

Autori i krimit ka përfunduar në pranga të policisë derisa trupi i pajetë i viktimës vazhdon të qëndroi në oborrin e familjes Berisha.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas intervenimit të shpejtë të policisë, është bërë e mundur edhe arrestimi i Beratit i cili është dërguar në stacion ku do të intervistohet.

Për rastin menjëherë është informuar prokurori ku hetimet fillestare kanë zbuluar se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësore.

Lexo edhe:  Shifra shqetësuese: 50% e nxënësve thonë se ngacmohen nga mësuesit