E rëndë: Therret një 20 vjeçar pranë sheshit në Mitrovicë

Një i ri është therur me thikë në Mitrovicë para pak çastesh, pranë sheshit në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar këtë rast të rëndë.

Zahiti ka treguar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Nuka”, e cila gjendet afër sheshit të qytetit dhe që është shumë e frekuentuar edhe nga të rinjtë dhe njihet si tek “tuneli”.

Avni Zahiti ka thënë se akoma nuk dihet motivet e ngjarje dhe nuk ka as persona të arrestuar ndërsa i plagosuri dyshohet të jetë therur me një mjet të mprehtë.

Ndryshe në këtë rrugë ka pasur vazhdimisht ankesa për mungesë të ndriçimit ndërsa në këtë pjesë ndodhen disa kafiteri dhe lokale për lojëra për të rinj.

Lexo edhe:  Muharremaj nuk lejon punimet me cilësi të dobët, provën e bën një qytetar