Policia sekuestron nëntë kuaj dhe një gomar, po kontrabandoheshin nga Maqedonia e Veriut

Policia Kufitare e Kosovës ka parandaluar sot një rast të kontrabandimit të kafshëve, pasi ka identifikuar disa persona të dyshuar të cilët dyshohet se përmes rrugëve ilegale po sillnin në këmbë disa kuaj nga fshati Tanush i Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, Policia njofton se janë sekuestruar nëntë kuaj dhe një gomar, teksa të dyshuarit kanë tentuar që t’i ikin Policisë, mirëpo sërish janë kapur.

Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës  dhe AUV-i. Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Haradinaj: Kurti e ka sjell veten, partinë e tij, edhe Kosovën në qorrsokak