Kush e “rrëmben” sot finalen e madhe? Luizi dhe Dea Mishel përballë njëri-tjetrit

Finalisti i parë i Big Brother VIP 2, do të shpallet mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit të së shtunës.

Në dhomën e rrëfimit secili banor zgjodhi mbrëmjen e së martës dy emrat që ata dëshironin për t’i parë finalistë.

Banorët me më shumë vota kanë qenë Dea dhe Luizi, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së martës, dhe do të jetë publiku ai që do të zgjedhë me anë të votave finalistin e parë.

Finalisti i parë shpallet sot, dhe do të garojë më pas për çmimin e madh pas më shumë se katër muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lexo edhe:  Ndahen Urimi e Alisa?