U hodh me parashutë, aksidentohet dhe ndërron jetë 32-vjeçari shqiptar

Mediat italiane kanë raportuar se 32-vjeçari shqiptar Fatjon Garxenaj ka humbur jetën, pas një aksidenti tragjik me parashutë.

Garxenaj kishte një pasion për hedhjen me parashutë, sport të cilin e ushtronte shpesh edhe pse nuk ishte profesioni i tij.

Duket se diçka shkoi keq në hedhjen e fundit, ku 32-vjeçari ndërroi jetë pas rrëzimit në tokë.

Fatjoni, i cili jetonte në Faenza me partneren e tij, ishte i punësuar si saldator në firmën Castel Bolognese për më shumë se 7 vjet, duke u rritur profesionalisht nga një punëtor i thjeshtë në një artizan profesionist.

Floriano Zeffiri, pronari i punishtes ku punonte i riu shqiptar, në një deklaratë për media, ka prekur me fjalët e mira të thëna në adresë të shqiptarit.

“Ishte djalë shumë i mirë, si nga ana njerëzore, ashtu edhe profesionale- ka qenë punëtor i shkëlqyer dhe nuk ka bërë fjalë me askënd. Na ka treguar shpesh për fluturimet e tij, ne kemi një fushë prapa këtu. Ai ëndërronte të nisej nga shtepia dhe të zbriste këtu. E kishte nisur disa muaj më parë dhe ishte afër marrjes së patentës.Fliste gjithmonë për pasionin e tij më të madh, fluturimin me avionë, ishte shumë entuziast. I pëlqente të fluturonte, jetoi për të fluturuar, e bënte edhe bashkë me partneren”, tha ai.

Lexo edhe:  Qeveria ndan nga 100 euro për disa kategori, shpejt dalin në xhirollogari