Identifikohen tre të miturit që dogjën derën e Kishës në Prizren, pranojnë fajin
Janë identifikuar të dyshuarit për djegien e derës së Kishës në Prizren.
Këtë e konfirmoi vetëm para pak çastesh Policia e Kosovës përmes një komunikate, përcjell lajmi.net
Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë intervistuar në prrani të punëtorit social dhe avokatëve mbrojtës, të njëjtit kanë pranuar veprën.
“Në konsultim me Prokuroren Kujdestare tre të dyshuarit-të mitur lirohen në procedurë të rregullt”, shkroi ndër tjerash ai.