A e dini qëllimin e saktë të pikave të zeza në xhamin e makinave?

Në skajet e xhamit në makina dhe autobusë, shpesh mund të shohim një vijë të zezë dhe mbi të pika të zeza.

Diku nga vitet ‘50 të shekullit të kaluar prodhuesit e makinave filluan të përdornin ngjitësin për të mbajtur të qëndrueshme dritaren dhe ishte një zgjidhje më e mirë se një mbështetëse metalike. Ngjitësi ishte më i sigurt, por ende jo estetikisht i këndshëm.

Ngjyra e zezë është në fakt një ngjyrë qeramike që shërben për të fshehur ngjitësin. Përveç kësaj, boja është e pjekur, që do të thotë se është e padëmtueshme. Shërben për të mbajtur dritaren në vend dhe në të njëjtën kohë fsheh ngjitësin.

Sa u përket pikave, ato janë aty për të bërë një kalim estetikisht të këndshëm nga vijat e zeza të trasha në transparencën e xhamit.

Pikat nuk vendosen rastësisht. Ato bëhen më të rralla sa më larg të jenë nga vija e zezë. Një model i tillë është më i pranueshëm estetikisht, sepse nuk ka kalime të papritura.

Megjithatë, edhe pikat nuk janë vetëm për dekorim. Qëllimi tjetër i tyre, përveç efektit vizual, është kontrolli i temperaturës.

Në mënyrë që xhami të përkulet gjatë prodhimit, ai nxehet. Xhami i zi i ngjyrosur nxehet më shpejt se pjesa tjetër.

Pikat janë aty për të shpërndarë nxehtësinë pak më në mënyrë të barabartë, gjë që parandalon plasaritjen, shkruan Reader’s Digest.

Lexo edhe:  “Po shkunden plakat”/ Çfarë thotë historia e legjendës