Policia bastis zyrat e KEK-ut, priten arrestime
Hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, po bastisin zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), raporton Telegrafi.
Sipas burimeve, çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.
Po ashtu, Policia e Kosovës thotë se është në pritje të informacioneve.
Blloku A5 për çdo ditë jashtë funksionit është duke i kushtuar KEK-ut hiç më pak se 1 milionë euro në ditë.
Pra, KEK-u që nga korriku i vitit të kaluar ka paguar më shumë se 300 milionë euro.
Blloku A5, ka hyrë në funksion në vitin 1975 me një fuqi punuese prej 2010MW në vit.
Deri në këtë moment, nuk ka asnjë reagim as nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).