U kapën me kokainë, marihuanë e armë – Këta janë tre personat që u arrestuan në aksionin antidrogë në Prishtinë e Gjakovë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës kanë kryer dje bastisje në dy lokacione në Prishtinë dhe në Gjakovë, ku janë sekuestruar sasi e madhe e drogës, armëve ilegale e provave tjera materiale. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë:

Vjendita Mehmetaj 30-vjeçare

Fikret Rama 33-vjeçar

Labinot Zenelaj 41-vjeçar

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje si të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Policia përmes një komunikate për media, mbrëmë ka njoftuar se si prova materiale janë sekuestruar:

Dy paketime, dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 2350 gram. (në vlerë rreth 90000 euro),

Katër qese, dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 3696 gram. (në vlerë rreth 5500 euro),

Një armë e gjatë AK 47 e modifikuar (në vlerë rreth 2000 euro),

Shtatë pistoleta (në vlerë rreth 14000 euro),

Para të gatshme 1645 euro,

Tri vetura, dy me targa të huaja dhe një me targa vendore, si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Lexo edhe:  ​”Jemi të pa lexum, të pashkolluar”, qytetarët tregojnë pse është ‘tabu’ të shkohet te psikologu