E moshuara nga Kaçaniku flet me nostalgji: Pa e qitë një pite atëherë musafirin nuk e kemi pritë

Mu në zemër të grykës së Kaçanikut gjendet fshati Gajre. Fshat i cili me një fjalë të jep kënaqësi me bukurinë që ka. Bukuritë e këtij fshati i shijon tash e sa kohë edhe Fahrie Mulaku.

E ulur përball rrezeve të diellit, 64 vjecarja na rrëfen për jetën dhe pengesat nëpër të cilat kishte hasur gjatë këtyre viteve.

Ani pse e dinte që martesa është proces jetësor, ishte mërzitur pak. Por, se fati e kishte dashur që ajo të kishte raport të mirë më vjehrrën dhe kunatat e saj. Fahrija tregon se djali i hallës së saj u bë shkas që ajo të martohej.


Ndër të tjerash Fahries i vijnë në mendje edhe mundimet që ajo kishte kaluar gjatë kohës kur ajo ishte nuse, madje thotë se puna më e mundimshme për të ka qenë larja e rrobave në dorë.

Sipas saj martesat e kohës së kaluar kanë funksionuar shumë më mirë se ato të sotmet.

E sa i përket mysafirve, Fahria tregon se në të kaluarën mysafiri është pritur mjaftë mirë dhe ngrohtë nga nikoqiri.

E ndërsa po tregonte rreth zakoneve të së shkuarës, Fahria prek edhe qeshjen e ikjes së të rinjve në mërgim, gjë e cila po vazhdon edhe sot.

Fahria ka disa komente mjaftë pikante për numri i madh të divorceve.

 

Lexo edhe:  Bora e madhe, kamioni kthehet për 180 shkallë – dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën serbe në kufirin me Kroacinë