Varësia nga droga: I riu në Prishtinë kapet me 12 qese heroinë, dërgohet në mbajtje

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar së fundi në Prishtinë, ku një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘Orik Kumi’ kanë ndalur për kontroll një veturë.

Gjatë kontrollit, njërit prej personave që gjendeshin në veturë, i janë gjetur 12 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë si dhe një cigare e mbështjellë me marihuanë.

37-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa narkotikët janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

 

Lexo edhe:  Brenda 8 minutash gjenden 2 të vdekur në rrugët e Mitrovicës, në vende të ndara