48-vjeçari në Lipjan ushtron dhunë ndaj nënës së moshuar, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në Lipjan, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij të moshuar.

Sinjali mëson se 74-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se dyshon që djali i saj është përdorues i narkotikëve dhe të gjithë mllefin e shfryen tek ajo.

Si rezultat i denoncimit, 48-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Lexo edhe:  Familjet e të dyshuarve për privimin nga jeta të Lulzimit, kërkojnë besë, axha i të ndjerit thotë se e goditën kur shkoi për të blerë bukë