Malishevë, gruaja rrah burrin e saj

Një grua është arrestuar të premten në Malishevë nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht burrin e saj.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-bashkëshortin e saj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Asociacioni i komunave, Kurti: Serbia do ta ngrejë si çështje në kuadër të dialogut