Momenti kur të dyshuarit ia vënë flakën veturës në Prishtinë

Policia e Kosovës pas autorizimit nga Prokuroria ka publikuar disa fotografi të dy personave duke kërkuar ndihmë nga qytetarë për t’i identifikuar e më pas për t’i arrestuar.

Siç bën të ditur Policia, thuhet se të dy personat dyshohen për një rast të zjarrvënies e cila ishte raportuar në fund të marsit në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që shihen në fotografi”.

“Personat kërkohen për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që është raportuar në fund të muajit mars Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë rast, sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga momenti kur të dyshuarit kanë djegur një veturë.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Ndodhë edhe kjo: Shqiptari mbylli emigrantët në rimorkio