Konflikt në Prizren: Djali përdorues i narkotikëve tenton t’ia vë flakën veturës së babait dhe ik nga shtëpia

Abuzimi me alkool e substanca narkotike janë ndër shkaqet kryesore të veprimeve të dhunshme të të rinjve karshi familjarëve të tyre e pjesëtarëve tjerë të shoqërisë. Ata madje në shumë raste nuk kursejnë as prindërit e tyre, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për t’i zgjidhur telashet.

Policia së fundi ka intervenuar në një familje në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka shkaktuar probleme.

Sinjali mëson se 24-vjeçari gjatë ditës së djeshme ka lyer me benzinë veturën e babait të tij dhe drutë që ndodhen në oborrin e shtëpisë dhe ka tentuar që t’ua vë flakën, mirëpo është ndalur nga babai.

Ky i fundit ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se i biri është përdorues i lëndëve narkotike dhe menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar nga shtëpia.

I riu është gjetur mbrëmë vonë nga babai dhe më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia të cilët kanë arrestuar të dyshuarin i cili ishte agresiv me babain e tij.

Të dyshuarin dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i riu është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Xhuli shumë e dashuruar, poston foto në krahët e të dashurit