Vushtrri: Arrestohet dhe lirohet 33-vjeçari, mori derivate e shërbime tjera dhe nuk i pagoi

Policia ka arrestuar personin me inicialet A. D.,33., vjeçar, pasi dyshohet se sot rreth orës 02:00, në një pompë derivatesh në Vushtrri, ka marrë derivate dhe shërbime tjera të cilat nuk i ka paguar. Ankuesi (viktima) gjatë përpjekjeve për ta ndaluar ka pësuar lëndime.

I njëjti u arrestua nën dyshimet për dyshuar për veprat penale vjedhje të shërbimeve dhe lëndim të lehtë trupor.

Por, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

Lexo edhe:  Tragjedi: 19 vjeçarja dyshohet se vrau dhe e groposi babain e saj në Durrës, arrestohet të gjithë anëtarët e familjes