E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Drenas
Policia e Kosovës njofton se një person i cili ishte përfshirë në një aksident dy javë më parë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ishte duke u trajtuar.
Sipas raportit policor, viktima ishte aksidentuar në fshatin Fushticë e Epërme të Drenasit.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.