Temperaturat deri në 17 gradë, ky është parashikimi i motit

Ditën e mërkurë, orëve të para të ditës e deri nga mesdita priten mundësi për riga lokale shiu.

Pasdite vranësirat shpërndahen e do të ketë intervale më të gjata me diell. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 5-13m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 6C, e ato maksimale arrijnë deri në 14C e 17C.

Dita e enjte do të jetë më e ngrohta e kësaj jave me temperatura që prekin edhe 20C, e gjtihashtu me intervale më të gjata me diell.

Rrebeshe kalimtare shiu priten ditën e premtë, e në fundjavë ndryshueshëm, me mundësi për rrebeshe shiu orëve të pasdites. Temperaturat zbresin në 13C e 14C, njofton Prishtina Weather.

Lexo edhe:  Çmenduri: Dy shoferë kosovarë ‘fluturojnë’ në autostradë, dënohen pasi vozitën deri në 205 km/h