Problem në familje, babai nga Obiliqi çon në Polici djalin dhe nusen
Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Obiliq.
Sinjali mëson se në rast janë përfshirë një person i moshuar me djalin dhe nusen si dhe një anëtare tjetër e familjes.
75-vjeçari ka denoncuar për dhunë në familje djalin e tij dhe renë, me të cilët thotë se pati një mosmarrëveshje verbale.
Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.