Ky është siriani i rrezikshëm që kontrollonte trafikimin e njerëzve në Kosovë
Siriani i cili udhëheqë grupin e trafikimit me emigrant ka vite që jeton në Kosovë. Ai për kto vite ka rritur që të krijoj shoqëri me shumë kosovarë, përfshirë edhe disa gra.
Siç merr vesh Insajderi nga burime policore me” biznesin” e tij për trafikimin e emigranteve ai ka arritur të krijoj pasuri.
Edhe pse Policia ka bërë të ditur arrestimin e tij në aksionin e djeshëm, sipas dokumenteve te siguruara tregojnë që ai është arrestuar me datën 14 korrik 2022.
Në këto dokumente që ka siguruar Insajderi ai ka vendosur të mbrohet në heshtje.
Hetimet në drejtim të sirianit Mohamed Alashban janë duke e trajtuar si lider të grupit që u arrestua në operacioni “Shkoza”.
Hetuesit që e kanë ndejkur sirianin, kanë gjetur pajisjet e tij elektronike që lidhen pos me trafikim te emigrantevev lidhen edhe me armë.
Në këtë pajisje atij i janë gjetur video kërcenuese, ku shihen shumë armë e të cilat dyshohet se ua ka dërguar shtetasve të huaj të cilët kanë tentuar të hynë në “biznesin” e trafikimit me emigratë në Kosovë.
Policia është ende duke e verfikuar identitetin e personave që dyshohet që janë kërcenuar nga siriani.
Policia ka njoftuar sot se gjatë ditës së djeshme kanë filluar kontrollimet në fshatin Shkozë të Prizrenit, ku u arrestuar 18 persoan dhe u konfiskuan armë.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri, nëntëdhjetë e pesë copë fishekë, tre autobusë, dy vetura, dy radiolidhje dhe shtatëmbëdhjetë telefona celular.
“Më 30.07.2022, derisa ishte në zhvillim e sipër kontrabandim i radhës, pas marrjes së urdhrit nga Gjykata Themelore Prishtinë, fillojnë kontrollimet policore në fshatin Shkozë të Prizrenit në tri lokacione. Në njërin nga lokacionet një i dyshuar tenton t’i godasë me veturë zyrtarët policorë. Ai është arrestuar për ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe dërguar në mbajtje, ndaj tij është veçuar lënda nga të dyshuarit tjerë të përfshirë në ‘kontrabandë me emigrantë’.
Gjatë operacionit policorë janë arrestuar edhe gjashtëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në kontrabandim me emigrantë, po ashtu edhe një për armëmbajtje pa leje”, thuhet më tej në njoftim.