Dëshira për t’u bërë nënë – arsyeja pse Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i dhanë fund lidhjes?

Ka tash e sa kohë që në shtypin rozë përflitet për një krizje mes çiftit shumë të përfolur të estradës, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek.

Dyshja larguan fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale, me çka edhe konfirmuan që ka krizë mes tyre.

E së fundmi duket se është zbuluar edhe aryseja që ka shkaktuar këtë krizë mes çiftit.

Prive në rubrikën e përjavshme “E vërtetë/E pavërtetë”, ka raportuar se arsyeja e krizëz në çift ka qenë një hap madhor për të ndërmarrë në lidhje me të ardhmen e tyre.

Përflitet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.

Pavarësisht krizës në çift, DJ Geek vazhdon të jetë pjesë e ekipit menaxhues të Dafinës.

 

Lexo edhe:  Arrestohet Enca, dyshohet se kultivoi kanabis në banesë