FSK demonstron aftësitë në kushte dimërore

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën “Skenderbeu”, në Skenderaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se personat e lënduar nga plagët e marra janë dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë aksident Zahiti ka njoftuar se Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

“Sonte, rreth orës 20:00, në rrugën ” Skënderbeu” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona që ndodheshin në veturë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Zahiti.

 

 

Lexo edhe:  Gruaja në Prizren nuk e duron dot burrin, e ther me thikë - përfundon në Emergjencë