Kreu disa vjedhje, bie në prangat e Policisë 43-vjeçari në Ferizaj
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri.
Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur dje në Ferizaj, ku një person i cili ishte në kërkim policor si i dyshuar për disa vjedhje, ka rënë në prangat e Policisë.
Sinjali mëson se 43-vjeçari dyshohet për disa vjedhje, përfshirë një rast në butikun ‘Lenti’ në Ferizaj, ku i dyshuari kishte vjedhur kuletën e njërës prej klienteve.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacio policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.