“Papi Chulo” i Prishtinës shfaqet në “Tik-Tok” – a u lirua ai?
Refki Hajzeri i njohur si “Papi Chulo” i Prishtinës u arrestua të enjten (30 mars) nga Policia. Prej kohësh me veturën e tij BMË ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.
Nga policia ai u dërgua në mbajtje për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por nuk dihet se sa i ka rënë të qëndrojë në burg.
Ai mbrëmë vonë është parë duke hyrë live në rrjetin social “Tik-Tok” me dy persona tjerë duke bërë thirrje që numri i ndjekësve të rritet.
Me të mbaruar “live” ai nuk e ka postuar në profilin e tij.
Nga Policia e Kosovës nuk janë deklaruar ende zyrtarisht nëse i njëjtit është liruar ose jo.
Kujtojmë se në dosjen e policisë ndaj “Papi Chulos”, figurojnë 225 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.