Hajnat ia mësyjnë një shkolle, vjedhin një derë dhe ikun!

Jo rrallëherë hajnat ua mësyjnë shkollave fillore e të mesme në Kosovë, prej ku vjedhin pajisje të ndryshme, në vlera të konsiderueshme. Një rast i tillë ndodhi në objektin e shkollës fillore “Emin Duraku” në Gjakovë, ku hajnat kanë kryer vjedhje gjatë ditës së djeshme.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga drejtoria, me ç’rast Policia është vënë në dijeni se persona të panjohur kanë vjedhur një derë dhe më pas kanë arritur të largohen pa lënë gjurmë.

Ende nuk dihet se si i dyshuari apo të dyshuarit kanë depërtuar brenda shkollës, por sipas drejtorit vepra dyshohet se është kryer në orët e mbrëmjes, kur askush nuk ka qenë brenda hapësirave të shkollës.

Me t’u raportuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vjedhje.

Lexo edhe:  Nxënësi i gjimnazit në Gjakovë e rrah me shufër metalike shokun e klasës, përfundon në pranga të Policisë