Pronari e hoqi nga puna, zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një persona plagosi me thikë tre të tjerë.

40-vjeçari Elton Mërgjyshi, autori i ngjarjes i cili është shpallur në kërkim, punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo dhe ky i fundit e kishte hequr nga puna.

Bashkë me shtetasin italian, në lokal ndodheshin 40-vjeçarja Roxhersa Rrapollari, bashkëshortja dhe vjehrri i tij, 64-vjeçari Viktor Rrapollari.

Raportohet se 64-vjeçari se ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.

 

Lexo edhe:  Ndodh në autobusin urban: Hajduti arratiset nga xhami i autobusit pasi i dështoi vjedhja