“Njeriu i sëmurë”, Erolld Belegu në hall, shqetësohet nga një person i çuditshëm

Biznesmeni i njohur, Erolld Belegu ka treguar se po synohet që në emër të tij të mashtrohen qytetarët.

Ai përmes disa postimeve në “Instagram” ka treguar se një person po shtiret kinse është ai duke dashur kështu të përfitojnë duke përdorur identitetin e tij.

Belegu ka publikuar bisedat në të cilat mund të kuptohet se personi që po i shqetëson të tjerët i ofron atyre bashkëpunim dhe dhurata.

Për t’i bindur që të bien pre e mashtrimit personi i dyshuar përdorë një numër ku paraqitet si Erolld Belegu.

Vetë biznesmeni, personin në fjalë e ka quajtur si të sëmurë.

“Rrenc, i sëmurë debil”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Lexo edhe:  “O a u vdekë bre, o ma mirë me vdekë edhe une..”, tronditet i dyshuari i aksidentit në Kodrën e Trimave