Mirvete Sopaj që vdiq në aksident, para një jave e varrosi nënën
Mirvete Sopaj, mbeti mbrëmë e vdekur në aksidentin e tmerrshëm në Podujevë derisa po vinte nga Sllovenia para pak ditëve kishte qenë në Kosovë.
Ajo, në vendlindje erdhi për ta varrosur nënën e saj. Me dhembje ajo ishte nisur për në Slloveni për t’i marrë dy fëmijët e tjerë për të ardhur serish në Kosovë.
familjarët e Mirvetës kanë dhënë detaje për këtë rast.
“Te djali kanë me intervenu tash në këmbë. Një vëlla, fëmijët e kanë këtu në Kosovë. Mirvetja, mesa jonë që vdiq, si ka një dhjetë ditë që nanen e ka shti në dhe. Para një jave ka shku për me i marrë dy fëmijët e tjerë në Slloveni”, ka thënë për portalin Nacionale një familjar i Mirvetës.
Ndërkohë, trupat e pajetë të viktimave të moshave 36 dhe 35-vjeç me urdhër të prokurorit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.