“Është e dhimbshme dhe tragjike që qytetarët tanë të kalojnë mijëra kilometra për me ardh në vendlindje dhe ta humbin jetën në aksident”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka shprehur ngushëllime familjes Sopi pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Podujevë-Prishtinë, ku mbetën të vdekur dy persona dhe dy fëmijë u lënduan.

Ajo kërkoi nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe gjithë stafi që të dalin në terren dhe ta sinjalizojnë këtë rrugë, pasi siç tha ajo, është bërë rrugë e vdekjes.

“Edhe sot kur po flasim ne i kemi humbur dy mërgimtarë tanë në atë rrugë vetëm në mungesë të sinjalizimit të rrugëve. Është e dhimbshme dhe tragjike që qytetarët tanë të kalojnë mijëra kilometra për me ardh në vendlindje dhe ta humbin jetën në aksin rrugor Podujevë-Prishtinë pak pa arritur tek familjet e tyre. I shpreh ngushëllime familjes Sopi dhe qoftë ky rasti i fundit që për shkak të papërgjegjësisë tonë institucionale të humbim qytetarët tanë”.

Më pas, edhe kryetari i kuvendit Glauk Konjufca ngushëlloi familjen.

“I bashkohemi edhe ne ngushëllimeve për familjen që humbi më të dashurit në këtë aksident, ishte tronditëse dhe tragjike”, tha ai

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky 5 lekësh ra nga xhepi i rojes që u vra tek Top Channel