Aksident fatal në Tiranë, vetura godet për vdekje një këmbësor

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasditen në zonën e Astirit në Tiranë, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet.

Policia bën me dije se në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.

“Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Lexo edhe:  Ish-mësuesi i 18 vjeçarit që u vra në Podujevë: Edhe pse jetim, ishte model i një të riut të edukuar