I a hoqi vëllaut dyert e shtëpisë, arrestohet i dyshuari
Në qytetin e Klinës është raportuar për një konflikt ndërmjet dy vëllezërve
Njëri vëlla e ka raportuar tjetrin se ja ka hequr dyert e shtëpisë, të cilën e kishin të përbashkët.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË Klinë 31.03.2023-13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar, i kishte çmontuar dhe dëmtuar dyert e shtëpisë të cilën e kanë të përbashkët. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbatje.