Turqia s’po gjen qetësi, sërish tërmet mjaft i fortë

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë.

Mediat vendase bëjnë me dije se thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë İslahiye, një qytet dhe selia administrative e rrethit İslahiye të provincës Gaziantep në Turqinë jug-qendrore.

Ndërkohë kujtojmë se kjo është dhe një ndër rajonet më të prekura ku me 6 shkurt nga tërmetet që ndodhën në Kahramanmaraş  me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë humbën jetën mbi 50 mijë qytetarë në Turqi dhe në pjesën e Sirisë.

Lexo edhe:  Katër orë pritje e kolonë rreth 2 kilometra në Merdare për të dalë nga Kosova