“Ti çikën e kishe pranë, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur” – detajet rrëqethëse të abuzimit seksual të 50 vjeçarit ndaj 6 vjeçares në market

Në njërin prej marketeve në kryeqytet ka ndodhur një rast tronditës. Një 6 vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një person moshën mbi 50 vjeçare. I njëjti pronar i maketit, shkruan Insajderi.

Sipas burimeve të portalit Dukagjini, dy dëshmitarë, teksa kanë hyrë spontanisht në dyqanin e të dyshuarit, e kanë parë atë derisa abuzonte seksualisht me të miturën.

Në një rast njëri nga dëshmitarët dëgjohet duke i thënë abuzuesit se “kur hyra, ti çikën e kishe vendosur në bel, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur”, shkruan Insajderi.

Më poshtë gjeni konfrontimin e të dyshuarit me dëshmitarët dhe nënën e viktimës.

“Më fal zotëri… kur të pyeta për këtë çikën, pse the se është e imja?

Herën e dytë kur kemi ardhur ke thënë babagjyshi!”, pyet dëshmitari X.

Kurse i dyshuari, aludon se ishte provokuar nga viktima 6 vjeçare.

“Kjo donte të luante, se është shumë e lazdruar, kjo është fëmijë për mua”, është shprehur i dyshuari 50-vjeçar, teksa shtoi se “nuk e kisha qëllimin e keq”.

Dëshmitari teksa i drejtohet të dyshuarit, i thotë se “ai ishte qëllim i keq, se unë kur hyra, ti çikën e kishe vendosur në bel, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur”.

Por, i dyshuari i qëndron fjalës së tij paraprake, se kinse është ndikuar nga viktima 6- vjeçare.

“… po them se gabimi im është që kam rënë në ndikim të saj, në atë pozitë që të luaj me të se nuk kam pasur absolutisht kurrfarë qëllimi, ai është fëmijë për mua, unë 4 a 5 herë gjysh jam, nuk është diçka, mos e bëj Zot as që më shkon mendja”, thotë ai.

Pas gjithë konfrontimit të zgjatur për disa minuta, i dyshuari kupton se është njoftuar policia për rastin.

Lexo edhe:  I varroset i vëllai, procesi i Hagës ia pamundëson prezencën Jakup Krasniqit

Derisa dëshmitarët presin ardhjen e njësisë përkatëse policore, i dyshuari tenton të largohet nga vendi i ngjarjes.

Madje në një moment, në pamjet e siguruara nga Portali Dukagjini, shihet derisa mundohet të ikë me veturën e tij, duke i rrezikuar edhe të pranishmit.

Pas arritjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare (fëmijë)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Video e plotë