Kjo është gjendja e pasagjerëve kosovarë të autobusit të aksidentuar në Kroaci

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku, pasditen e sotme, në Kroaci. Sipas informacioneve të para, autobusi është aksidentuar me një automjet tjetër dhe akoma nuk dihet nëse ka viktima, raporton Gazeta Sinjali

Gazeta Sinjali ka kontaktuar kompaninë “Deva Tours” dhe të njëjtit kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë lëndime trupore.

“Pasagjerët të gjithë pa lëndime, po vazhdojnë me një autobus tjetër drejt destinacionit” – kanë thënë shkurt nga kompania për Sinjalin.

Sipas informacioneve të para, dëmet që janë shkaktuar janë të mëdha, teksa akoma nuk dihet se cili është shkaktari i aksidentit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Lexo edhe:  Ndërron jetë një i burgosur në moshën 65-vjeçare