Albin Kurti e “dridh” Drenicën, xhipat e tij të zinj shihen në Skenderaj

Sot shënohet përvjetorin i masakrës së Izbicës, që është një nga masakrat më të mëdha të Serbisë gjatë luftës në Kosovës. Në këtë masakër, që ngjau më 28 mars të 1999, mbetën të vrarë 148 kosovarë.

Në nderim të tyre dhe për të përkujtuar të rënët, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, shkoi në Skenderaj bashkë me shumë zyrtarë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani.

Eksorta e tij, pra e kryeministrit Kurti, duket të ketë rënë në sy gjatë kalimit nëpër fshatrat e Skenderajt, që është epiqendra e Drenicës, zonës që dha shumë gjatë kohës së luftës së viteve 1998-199. Natyrisht, aryseja e rënies në sy ishte masiviteti i eksortës, ku u panë disa vetura, përfshirë dy xhipa të zinjë, të cilët dikur Kurti i përqeshte e përçmonte.

Në videon e siguruar nga ana e gazetës Nacionale, shihen 7 vetura zyrtare të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe dy vetura xhipa, ku besohet të jetë edhe kryeministri Kurti. Natyrisht, ka edhe vetura të tipit “Peugeot”, me të cilat vozitën ministrat dhe zyrtarët e tjerë të Qeverisë Kurti. Njëra nga fotografitë e siguruara nga Nacionale, eksorta e kryeministrit Kurtit shihet teksa hy në Açarevë, fshat nga i cili vjen edhe ish-deputeti i VV-së, Rexhep Selimi dhe ish-komandati i UÇK-së, Sulejman Selimi.

Në Facebook, z. Kurti shkroi se bashkë me Osmanin, përkujtuan të vrarit e masakrës së Izbicës.

“Pas rrethimit të fshatit, forcat e Serbisë masakruan 147 burra, pleq dhe fëmijë. Të masakruarit u zhvarrosën nga Izbica, u varrosën në varreza masive. Disa prej të vrarëve u gjetën në Petrovo Selo në Serbi. 24 vite pas, ka ende varre të zbrazëta të atyre që ende janë të zhdukur. U përkulëm para pllakës përkujtimore e para qendresës së familjarëve. Mirënjohës për forcën e familjarëve që dëshmuan në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, në proceset kundër Millosheviqit dhe udhëheqësve të tjerë të Serbisë. Në këtë përvjetor të parë pa të, na mungoi plaku me plis të bardhë, z. Mustafë Dragaj, i mbijetuar dhe dëshmitar i kësaj masakre.” – shkroi tutje z. Kurti.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot deri në vikend

Ndryshe gjatë një fjalimi në vitin 2013, Kurti i kishte kritikuar ashpër pushtetarët e asaj kohe.

“Ata shpenzojnë. Ne do të investojmë.
Ata janë përfaqësimi formal me vendimmarrje informale. Ne jemi pjesëmarrja përmbajtësore me vendimmarrje demokratike.
Ata kanë xhipa. Ne duam trotuare.
Ata kanë vëllezër e kushërinj. Ne kemi shoqe dhe shokë.
Ata kanë gurthyes. Ne kemi libra.
Ata duan heshtje. Ne jemi zëri.
Ata kanë parti që ngecin. Ne jemi lëvizja që ecën.
Ata duan të frikësojnë. Ne gjithmonë guxojmë.” -deklaronte Kurti.