Haradinaj tregon vendin dhe kohën kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e një marrëveshje përfundimtare nga ky proces.

Ai tha se në vjeshtë, Kosova dhe Serbia do të udhëtojnë për në Shtëpinë e Bardhë për ta arritur këtë marrëveshje, raporton Paparaci.

Të vetmen frikë, ai tha se e ka që presidenti i ShBA-së, Joe Biden bashkë me sekretarin Antony Blinken mund të jenë të zënë nga angazhimet e tyre, sidomos nga situata në Ukrainë, megjithëse shpreson që një çështje e tillë të futet në agjendën e tyre.

“E kanë mbështetjen time për ta arritur marrëveshjen, nëse bashkohemi pozitë-opozitë edhe Amerika me ne, do ta zgjidhim këtë problem dhe me njohjen reciproke do të ecim përpara drejt NATO-n dhe ta marrim njohjen nga 5-shja evropiane mos-njohëse”, tha ai.

Ai shtoi se takimi i delegacionit i Kosovës në Uashington bashkë me sekretarin Antony Blinken mund të jetë takimi i fundit, që i paraprinë marrëveshjes finale me Serbinë.

“Blinken mund të vijë edhe një herë para marrëveshjes në rajon. Ky ka qenë takimi i fundit, mundësia e fundit me marr përkrahjen e Amerikës me mbyllë çështjen Kosovë-Serbi. Ky është takimi i fundit para ftesës së Biden për marrëveshje. Pres angazhimin e fundit nga kjo administratë për Kosovën. Procesi do ta jep epilogun në vjeshtë. Unë besoj që Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë në vjeshtë do ta arrijnë marrëveshjen. Kam dëshirë me ndodhë, i jap përkrahjen”.

“Të vetmen tremë e kam që presidenti Biden dhe sekretari Blinken do të jenë të zënë. Frika është a mundemi me hy në agjendë. Kam shpresë që po, është interes i rajonit dhe krejt neve, por edhe i BE-së dhe ShBA-së”, shtoi Haradinaj në Klan Kosova.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditët në vijim