Detaje nga vrasja në Pejë: Koka e viktimës në tavan, trupi në katin e shtëpisë

Vijojnë të dalin në pah detaje të reja rreth rastit tragjik në Pejë.

Siç shkruan Sinjali, djali ia ka prerë kokën nënës së tij, ndërsa më pas ia ka pirë edhe gjakun, përcjell lajmi.net.

Jo vetëm kaq. Gjithnjë sipas mediumit respektiv, koka dhe trupi kanë qenë të ndarë.

Kjo pasi, koka e viktimës është gjetur në tavan, ndërsa trupi në katin e shtëpisë.

Kjo ngjarje thuhet të ketë trazuar familjarët që e kanë parë gjendjen e tillë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen të cilën e ka cilësuar si të rëndë.

 

Lexo edhe:  Sot ekzekutohen pagat për mësimdhënësit!