“Kom me të vra, kom me të pre me sakicë”, Burri nga Fushë Kosova kërcënon babain e tij

Sot u raportua për një rast të dhunës në familje në fshatin Grabovc i Ulët në komunën e Fushë Kosovës, ku një person e kërcënoi me vdekje babain e tij, pas një fjalosje me tyre. Policia u vu në lëvizje dhe arrestoi të dyshuarin dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që u ndalua në lidhje me këtë rast është Besnik Imzi. Ai po dyshohet se gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, pas një mosmarrëveshje me babain e tij të moshuar, e ka kërcënuar atë me vdekje.

Sinjali mëson se 40-vjeçari i është drejtuar babait të tij me fjalët “kom me të vra, kom me të pre me sakicë”, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe shqetësim te 76-vjeçari i cili rastin e denoncoi në Polici.

Njësitet policore kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në stacion për intervistim dhe më pas me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Babai i Hashim Thaçit dhe Nait Hasani përloten teksa flasin për vdekjen e komandant “Raketës”