Konflikt në komunikacion: 30-vjeçari sulmon fizikisht taksistin në mes të rrugës në Prishtinë

Konfliktet verbale mes pjesëmarrësve në trafik nuk janë të rralla në vendin tonë dhe shpesh përcillen edhe me incidente. Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë te rruga ‘B’ në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rast është përfshirë një shofer taksie i cili ishte në orar të punës dhe një qytetar.

Gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi i dyshuari i ka prerë rrugën taksistit dhe ky i fundit ka reaguar me bori të veturës.

Kjo ka bërë që 30-vjeçari të shpërthejë në dhunë fizike, duke e sulmuar taksistin 22-vjeçar, i cili përfundoi në spital si pasojë e lëndimeve të rënda që mori.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lexo edhe:  Nëna e Faton Hajrizit: Na lëndojnë ende thashethemet se është gjallë, unë e pashë trupin e tij, qëndrova gati 1 orë me të