Luizi përlotet teksa bisedon me Kiarën për mundësinë e eliminimit të saj: Fitoje për ne të dy, unë të pres jashtë

Në spektaklin e mbrëmshëm dolën në nominim dy prej banoreve më të komentuara të këtij edicioni aktorja Olta Gixhari dhe moderatorja Kiara Tito.

dyshja po përballën në një televotim që pritet ta eliminojë njërën nga to të shtunën e ardhshme gjatë spektralit të radhës.

Menjëherë pasi u njoftuan që dy banorët janë në nominim, këngëtari Shkodran Luiz Ejlli ka dhënë një deklaratë se në rast që Kiara është ajo që eliminohet ai gjithashtu do të largohej me të nga shtëpia e famshme.

Presioni se do të dalë edhe ai ka vazhduar nga artisti edhe më pas duke kërkuar që fansat e tij të votojnë që Kiara të vazhdojë qëndrimin në BBVA.

Por, pjesa më e madhe e banorëve kanë insistuar që ai të bëjë lojën e tij dhe të mos ndikohet nëse Kiara largohet.

Ndërkohë, sot (e mërkurë) edhe moderatorja ka diskutuar me partnerin e saj duke insistuar gjithashtu që Luizi të vazhdojë rrugëtimin e tij sepse ka sakrifikuar shumë që të arrinte deri në këtë fazë.

“E zëmë që dola unë, duan të të shohin ty vetëm, ty të duhet fitorja e bigut dhe ti do ta fitosh jam e bindur dhe më vë në një përgjegjësi shumë të madhe unë dua që ta fitosh, ke sakrifikuar kaq kohë, ke kaluar çdo limit, po të mos ishe ti nuk do të ishte kaq interesant dhe ti e di sa shumë të duan njerëzit”, u shpreh Kiara.

Moderatorja shqiptare tutje tha se ai duhet të luftojë deri në minutën e fundit madje edhe ta fitojë këtë edicion.

“Me shumë mundësi unë do të dalë, ti do ta fitosh për ne të dy, të duhet fitorja, mos harro çfarë ke thënë në fillim nuk mund ta bësh këtë në ditë të 90-të, do të ndjek gjithë kohën, do të të mbështesë pafund, nuk largohem unë prej teje, bëjë vetëm për mua këtë gjë, lufto deri në minutën e fundit, mos më hajde në shtëpi pa e fituar se nuk ta hap derën”, tha tutje ajo.

Lexo edhe:  Xhaka i treti në listë me më së shumti “MVP” në histori të Europianit

Diskutimi i tyre me njëri-tjetrin ka bërë që dyshja të bëhen emocional madje u panë edhe të përlotur teksa përqafoheshin.