Destabilizim fuqishëm i motit pasdite dhe në mbrëmje!

Ashtu siç po e shohim këtë paradite po mbizotëron mot me diell dhe vranësira lokale, ndërsa temperaturat janë të larta dhe është zagushi. Pasdite pason destabilizim gradual i motit me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje pritet destabilizim edhe më i fuqishëm i atmosferës, me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Ka gjasa për krijimin e ndonjë shtrëngate të fuqishme me rrebeshe intensive, vetëtima dhe bubullima masive, erëra të fuqishme kalimtare dhe breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do ndikojnë aq në zbutjen e thatësisë ekstreme në përgjithësi, por gjithsesi në ato rajone ku ndodhin rrebeshe intensive do të jetë një ndihmesë e madhe, ngase për një periudhë të shkurtër kohore mund të ketë sasi të mëdha reshjesh.

Rrebeshet dhe stuhitë lokale me bubullima ka të ngjarë që zhvillohen edhe gjatë natës lokalisht.

Fronti do të ndikojë në uljen e temperaturave pas disa ditëve nxehtësie ekstreme.

Lexo edhe:  Polici i arrestuar u kap me zyrtarët e KEDS-it që i shkuan për t’ia ndërruar njehsorin, ekspozoi armën