Vjedhje e rëndë në këtë fshat të Podujevës

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në fshatin Obrançë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në një shtëpi, disa hajna kanë depërtuar me forcë brenda – ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Rastin është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, ku kjo e fundit ka dhënë detaje në raportin e saj ditor.

Policia ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet, ndërkohë që nuk është bërë e ditur saktësisht se çka është vjedhur, e as vlera e dëmit.

Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Lexo edhe:  Asnjë flamur i Kosovës i vendosur në kryeqytet në 15-vjetorin e pavarësisë