Gani Gecit i jepet pushim nga burgu, e pret në shtëpi Stresin (Foto)
Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është liruar “në pushim” të rregullt nga burgu dhe pikërisht sot ka festuar ditëlindjen e vëllait të tij, Fadil Geci.
Djali i Gani Gecit ka publikuar një foto në Facebook-un e këtij të fundit, e ku ka treguar se për vizitë sot në familjen e tyre ka qenë reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci të cilit i urojmë edhe 100 vite të lumtura.
Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi.
Faleminderit për vizitën!